Ministrat e mjedisit dhe të klimës, të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara së G7 janë zotuar për t’i dhënë fund ndotjes së plastikës në vendet e tyre deri në vitin 2040.
Këtë lajm e bënë të ditur në një deklaratë pas takimit të zhvilluar ditën e dielë në Japoninë veriore.
“Ne jemi të përkushtuar t’i japim fund ndotjes plastike, me ambicien për të ulur ndotjen shtesë plastike në zero deri në vitin 2040,” thuhet në deklaratë.
Gjermania, Franca, Kanadaja, Britania dhe BE janë tashmë pjesë e një koalicioni shumëkombësh që bëri të njëjtin premtim vitin e kaluar.
Por kjo është hera e parë që anëtarët e mbetur të Grupit të Shtatë – Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Italia – kanë bërë angazhimin e vitit 2040.
Ministrja gjermane e mjedisit Steffi Lemke përshëndeti premtimin e ri të G7 për ndotjen plastike si një “qëllim ambicioz”.
Kjo gjë sipas mediave të huaja, do të arrihet duke “promovuar konsumin dhe prodhimin e qëndrueshëm të plastikës, rritjen e qarkullimit të tyre në ekonomi dhe menaxhimin mjedisor të mbetjeve”, thuhet në deklaratë.
Mbetjet plastike janë dyfishuar globalisht në 20 vjet dhe vetëm nëntë për qind riciklohen me sukses, sipas grupit të vendeve të zhvilluara të OECD.
Kombet e Bashkuara thonë se vëllimi i plastikës që hyn në oqeane do të trefishohet deri në vitin 2040.