Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka listuar një sërë aktivitetesh të Erion Veliajt që nuk duhen transmetuar në media, pasi shkelin ligjin zgjedhor.

 

KQZ-ja i ka kërkuar Autoritetit të Mediave që të lajmërojë televizionet që këto aktivitete të mos transmetohen.

ktivitetet janë kryesisht takime për qëllime propagande të Erion Veliajt, me banorë të zonave të ndryshme në Tiranë, Kamzë dhe Kavajë.

 

Njoftimi i AMA-s:

 

Më poshtë gjeni vendimin e KQZ-së, si dhe bashkëlidhur shkresën zyrtare përkatëse.

 

Veprimtaritë publike të raportuara nga Bashkia Tiranë, me temë:

 

1) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 3, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 3, me datë zhvillimi: 17.4.2023, ora 17.00,

 

2) ‘Takim me Deputetët dhe Anëtarët e rinj të KB’, me vend zhvillimi: ‘Selia PS’, me datë zhvillimi 17.4.2023, ora 17:30,

 

3) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 8, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me pjesëmarrës: ‘Kryetari Bashkisë, deputeti dhe pjesëmarres të tjerë’, me vend zhvillimi: Njësia 8, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

 

5) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 12, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 12, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

 

6) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 13, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 13, me datë zhvillimi: 20.4.2023, ora 18.00,

 

7) ‘Event tematik me banorët e njësisë nr. 14, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Njësia 14, me datë zhvillimi: 21.4.2023, ora 16:30,

 

8) ‘Event tematik me banorët e Rrogozhinës dhe Kavajës, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Kavajë, Rrogozhinë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 10.00,

 

9) ‘Event tematik me banorët e Kamzës dhe Vorës, në kuadër të fushatës zgjedhore’, me vend zhvillimi: Kamëz, Vorë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 17.00

 

përbëjnë veprimtari të ndaluar në kuptim të nenit 91, pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator

 

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos të ndalojë zhvillimin e kësaj veprimtarie. Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit ‘Ndaluar nga KQZ’, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaritë nuk mund të zhvillohen.

 

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4, të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa që mos të lejohet transmetimi apo të pasqyrohet në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione.