Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Vlorë” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një makinë tip Hyundai me drejtuese 30-vjeçaren I. D. është përplasur me mjetin Opel që drejtohej nga një 43-vjeçar.

 

Si pasojë e përplasjes shtetasja I. D. ka mbetur e plagosur dhe më pas është transportuar menjëherë në spital.

 

“Rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Levan-Vlorë”, automjeti tip “Hyundai” me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore”, tha policia.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit