Qendra e re shëndetësore Luz i Vogël, në Kavajë, është rikonstruktuar plotësisht në kuadër të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore.

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se së shpejti, kjo qendër e re do të ketë edhe shërbimin psiko-social, duke përfshirë për herë të parë psikologun brenda qendrës shëndetësore.

 

“Kjo qendër e re do të ketë edhe shërbimin psiko-social, duke përfshirë për herë të parë psikologun brenda qendrës shëndetësore, ashtu siç kemi vërë me 50 qendra socio-shëndetësore në të gjithë vendin, të cilat do të dyfishohen në numër brenda këtij viti”, deklaroi Rama.