Është vënë në pranga një 19-vjeçar nga Fieri, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

 

Ai ishte dënuar për veprat penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

19-vjeçari O. L është arrestuar në flagrancë jashtë banesës së tij nga policia, ku gjatë një kontrolli fizik iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

 

Në Fier,gjithashtu është arrestuar një 26-vjeçar A. M, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet një shufër metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

 

Ka nisur hetimi në gjendje të lirë për personat J. H., 31 vjeç dhe Dh. H., 29 vjeç, banues në Levan, pasi nuk i janë bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kryerjes së detyrës, për t’i shoqëruar në komisariat për verifikim.

 

Gjithashtu dy të mitur 14 vjeç dhe 17 vjeç, po hetohen në gjendje të lirë, pasi duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi, janë përplasur në fshatin Suk, Roskovec dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë.