Një 55 vjeçar është arrestuar pasi goditi me grusht trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”.

 

 

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta. A. A., akuzohet për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, ndaj trajnerit 46 vjeçar D. R., banues po ashtu në Vlorë.

 

Gjithashtu policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 23 vjeçar pasi ka dalë nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, P. N., akuzohej për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

 

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

“DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 23 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.