Personi që shihni në foto është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili akuzohet se mori peng dhe dhunoi barbarish për 1 javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në Tiranë, ku çifti bashkëjetonte prej pak kohësh.
28-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, ka deklaruar se Gusholli e ka dhunuar me këmbë karrigeje, grushte dhe shkelma.
Ndërsa avokati i së resë, në një prononcim për gazetarët kërkoi rikualifikim të veprave penale që rëndojnë mbi 31-vjeçarin, në pengmarrje dhe tentativë vrasje.
Avokati po ashtu tregoi se 28-vjeçarja ka lindur e është rritur në Gjermani, ku punonte si infermiere. Me autorin e dyshuar të ngjarjes ishte takuar në një spital atje. Nga ai moment kishin nisur një histori dashurie dhe së fundmi e reja ishte kthyer në Shqipëri.
Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë xhelozia e 31-vjeçarit.