Një konflikt ka ndodhur mes dy shtetasve gjatë paradites së sotme në zonën e ish-Bllokut.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në një lokal, ku shtetasit me iniciale A.R. 35 vjeç dhe A.D. 40 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

 

Si pasojë e konfliktit, të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital.

 

“Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.

 

Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.