Një turisteje angleze i është vjedhur çanta ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ndërsa patrulla e policisë ka kapur hajdutin.

 

 

Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës, rreth orës 10.15, në Rrugën Tregtare në Durrës.

 

Një i ri i ka rrëmbyer çantën një turisteje, po patrulla e policisë ka reaguar shpejt dhe ka kapur 28-vjeçarin Kreshnik Margjoni, banues në lagjen nr.17. Ai është personi i dyshuar i vjedhjes së çantës së turistes angleze, me origjinë shqiptare, Vanesa L.

 

 

Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet një portofol që i përkiste turistes dhe një thikë, ndërsa çanta u gjet e hedhur disa metra më tutje.