Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh kandidat i PS-së për zgjedhjet e 14 majit, zhvilloi një takim me socialistët e vjetër të Njësisë 10 në kryeqytet.
Në shenjë mirënjohjeje, ai iu shpërndau edhe disa certifikata, për rezistencën edhe në kohët e vështira të PS-së.
“Partia Socialiste ka fituar 8 nga 9 betejat e fundit, një rekord që nuk e ka asnjë parti tjetër në rajonin tonë apo në Evropë. Ne jemi e vetmja parti që mirënjohjen e kemi në statutin e partisë, ku mirënjohja, respekti e vlerësimi publik për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë një kontribut në këto fitore po materializohet, dhe sot fillojmë një traditë që dua ta vazhdoj në të gjitha njësitë. Ju jam vërtet mirënjohës për kontributin”, u shpreh Veliaj.