Një yll adoleshent i futbollit që festonte ditëlindjen e 16-të të motrës së tij ishte në mesin e katër personave të vrarë gjatë të shtënave masive në një studio kërcimi në Alabama të shtunën.

 

Philstavious “Phil” Dowdell u vra në festën e ditëlindjes në Dadeville, Alabama. Gjithsej 28 persona u plagosën, duke përfshirë edhe nënën e Dowdell.

 

“Ai ishte një person i mirë. Unë po qëndroja pranë tij. Do të doja ta kisha nxjerrë jashtë. Nuk u ngatërrove kurrë me askënd. Gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij”, tha gjyshja e tij.

 

Keenan Cooper, DJ në festë, tha se festa u stopua kur dëgjuam se dikush kishte një armë. Ai tha se njerëzve me armë iu kërkua të largoheshin, por askush nuk u largua. Gjatë momentit të të shtënave, thotë ai, shumica e njerëzve u strehuan nën tavolina dhe të tjerë vrapuan jashtë. Cooper e përshkroi adoleshentin si një “hero të qytetit të lindjes”.

 

Dowdell ishte gati të diplomohej nga shkolla e mesme me një bursë për të luajtur futboll në Universitetin Shtetëror të Jacksonville.

 

Në një konferencë për shtyp të dielën, rreshteri Jeremy Burkett, tha: “Ky do të jetë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë në një mënyrë shumë metodike për të kaluar nëpër këtë skenë, për të parë faktet dhe për të siguruar që drejtësia të vihet tek familjet.”

 

Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama (ALEA) konfirmoi se të shtënat ndodhën rreth orës 22:30 me orën lokale të së shtunës, ndërkohë sipas tyre ende nuk është identifikuar autori.