Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi së bashku Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran, hapën sot konkursin “Fuqizimi i të Rinjve në Procesin Zgjedhor 2025”.
“RIN-KRIJON”, është iniciativë që inkurajon pjesëmarrjen aktive të të rinjve në procesin zgjedhor të vitit 2025, duke u dhënë mundësinë të krijojnë grafika, video dhe slogane për fushatën ndërgjegjësuese të KQZ Shqiperi – Zgjedhje 2025.
Ky konkurs synon, jo vetëm të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, por edhe të krijojë një platformë për të rinjtë që të ndajnë zërat dhe idetë e tyre për një demokraci më të fortë dhe më të përfshirë.
Vlerësimi i materialeve të dorëzuara, do të bëhet në bazë të origjinalitetit, mesazhit të përcjellë, kreativitetit dhe efektivitetin e përfshirjes së të rinjve në zgjedhje.
Kjo iniciativë mbështetet nga projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për reformën dhe procesin zgjedhor në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-ve në OSBE dhe Polonia./ata