Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e Muhamet Dukës në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore.

 

 

Ai është babai i Elis Dukës dhe  Leonard Dukës, të cilët ishin shpallur në kërkim në vitin 2019 për vrasjen e Santiago Malkos dhe njihen si kundërshtarë të Ervis Martinaj.

 

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Në këtë banesë ka 4 vite që nuk banon njeri. Sasia eksplozive ka qenë e vogël, por fakti që ka shpërthyer në ambient të mbyllur ka shkaktuar dëme tek ashensori dhe dyert e banesave përreth.

 

 

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të këtij viti për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj.

 

Gjatë aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr më shumë se 13 kamera sigurie të vendosura në rrugë.

 

Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij.