Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Hasit, Miftar Dauti ka ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS Halit Muja.
Dauti thotë se djali i Mujës e kishte mbushur furgonin me ndihma që do t’ua shpërndante familjeve në këmbim të votave.
“Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota”,-tha Dauti.
Lidhur me rastin, ka reguar kandidati për kryetar në bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, i cili ka mohuar se djali i tij po shpërndate pako me ushqime.
Mulaj e ka thënë se djali i tij do ndihmonte bashkinë për të shpërndarë pakot për të varfërit. Ai tha kjo gjë po zmadhohet dhe po ekzagjerohet, teksa akuzoi kandidatin e kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti, i cili bëri denoncimin se po intimidon familjarët e tij.
“Nje gje kaq njerëzore, normale po shfrytëzohet, po ekzagjerohet. Nuk ka pasur asnjë lloj tendence negative sa i takon fushatës, Jo djali im nuk punon në bashki, e thirri punonjësi i bashkisë. Djali im po shpërndante ndihmat e bashkisë për të varfërit. Nuk kishte për ti shpërndarë. Furgoni ka qenë te magazina e bashkisë, nuk është kapur në rrugë, të shtëpia. Nuk do lejoj që kjo fushatë të damkoset. Jam shumë krenar. Jemi në të drejtën e zotit në natën e bekuar. Nuk do të ndërmarr asnjë hap ligjor. Unë jam shumë ok. Është për të ardhur keq. Kjo gjë shfrytëzohet në një natë të madhe. Më vjen shumë keq. Po intimidon familjarët e mi. Ai ka shkelur kodin mora”,-tha Mulaj.