Shpërthen një bombol gazi në Librazhd, dhe për pasojë një i moshuar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1.
NJOFTIMI I POLICISE
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1, Librazhd, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer një bombol e vogël gatimi, në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi S. Q., 74 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën, 74-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje.