Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike miratoi kërkesat për akreditimin e vëzhguesve të shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë, organizatës “IRi” Shqipëri, “Diaspora shqiptare” dhe Qendrës Rinore “H.A.N.A”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

 

Komisioneri caktoi numrin rendor në fletën e votimit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për anëtar për këshillat e bashkisë si më poshtë vijon:

 

Bashkia Kurbin

Diogjen Koliçi;

Rinaldo Pinoli;

Bashkia Sarandë

Ibrahim Bajrami;

Sonaldo Nebo;

C.Bashkia Rrogozhinë

 

Mitat Daja;

Fatjon Biba;

Bashkia Dibër

Astrit Ademi;

Agim Hysa;

Bashkia Korçë

Lazjon Petri;

Bashkia Devoll

Festim Kaso;

Gjithashtu, Komisioneri vendosi zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për regjistrimin e Kosta Garos si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Nisma Thurje”, si edhe caktoi numrin rendor 3 në fletën e votimit për kandidatin për kryetar bashkie Garo.

 

Në këtë seancë u vendos edhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1796, QV nr. 1796/01, QV nr. 1796/02, bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.