Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Në një status në rrjetet sociale ai shkruan:
“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.Ju dua shumë, Edi”.