Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë tepër të forta sa e drobisin njeriun në atë pikë që nuk duron dot as dritë e as tingullin më të vogël.

 

Përdorimi i medikamenteve ofron lehtësim të dhimbjeve, por gjithësesi agonia e tyre do kohë të shuhet.

 

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për kurën natyrale me gjethet e lakrës të cilat e mundin dhimbjen.

 

Shumë prej përbërësve të lakrës janë anti-irritantë dhe antibiotikë të fuqishëm.

 

Ato zgjerojnë kapilarët e gjakut në zonën e trupit ku vendosen dhe rrisin qarkullimin e gjakut.

 

Falë rritjes së qarkullimit në këtë pjesë të kokës, dhimbja lehtësohet dhe agonia shuhet.

 

Si T’i Përdorni Gjethet E Lakrës Kundër Dhimbjeve Të Kokës

Merrni një lakër mesatare dhe hiqni gjethet në sipërfaqe të saj.

 

Merrni disa gjethe në brendësi të lakrës, lajini mirë dhe shtypini sa të formoni një pastë.

 

Masën e formuar vendoseni në një napë të pastër, mbështilleni mirë dhe vendosenin në zonën e kokës që ju dhemb.

 

Shtrihuni dhe përpiquni të qetësoheni.

 

Mbajeni napën deri sa grimcat e lakrës të përthahen.

 

Kur gjethet e lakrës të jenë tharë, përgatisni një napë të re dhe vazhdojeni kurën.

Shkaktarët E Migrenës

Shpesh migrena shpërthen si pasojë e disa ushqimeve të konsumuara në 24 orëshin e fundit.

 

Shumë dhimbje te disa njerëz nxiten nga konsumi i ushqimeve të bulmetit, mishit, kafeinës, çokollatës dhe verës së kuqe.

 

AgroWeb.org këshillon të evitoni këto ushqime nëse keni dhimbje koke të shpeshta.

 

Kura Natyrale Me Arrëmyshk 

Ekspertë të mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e arrëmyshkut pluhur apo siç njihet arra moskat, me ujë dhe formimin e një paste, të cilën mund ta vendosni në zonën e dhimbjes.

 

Arrëmyshkun apo arrën moskat e gjeni në pikat e shitjes së erëzave apo në supermarkete.

 

Ajo ka aftësi të mëdha qetësuese për trurin dhe trupin.

 

Masazhi me pastën e arrëmyshkut në zonën e ballit dhe anash tij do ju qetësojë./AgroWeb.org