Një 42-vjeçar është arrestuar teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis në Lushnjë.

 

 

Ai është dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në pranga është vënë edhe një italian 20 vjeç, i cili u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.

 

42-vjeçari G. S, banues në Dimal u ndalua nga policia, kur po drejtonte automjetin teksa po i shiste italianit R. A, dozat e dyshuara lënde narkotike kanabis.

 

 

Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.