Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

 

 

Futbollisti brazilian, 31 vjeç, dhe 28 vjeçarja, ndanë një postim të përbashkët në Instagram të mërkurën për të zbuluar lajmin e tyre. Fotografitë e ëmbla tregonin barkun e Brunës, teksa Neymar e përqafon dhe e puth.

 

Neymar është tashmë baba i djalit Davi Luça, 12 vjeç, të cilin e ndan me ish të dashurën e tij  Carolina Dantas.

 

 

Bruna dukej e lumtur me një veshje të thjeshtë në të bardhë me xhinse blu, e kombinuar me Neymar.

 

Krahas fotove, ata konfirmuan lajmin e tyre të foshnjës në një mbishkrim të gjatë portugalisht.

 

Aty shkruhej: “Ne ëndërrojmë jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde dhe e dimë se ti je këtu për të kompletuar dashurinë tonë, për t’i bërë ditët tona më të lumtura.”

 

“Do t’i bashkohesh një familjeje të bukur, me një vëlla, gjyshër, xhaxhallarë dhe halla që tashmë të duan shumë! Eja së shpejti fëmijë, ne po të presim! Para se të të formoja në barkun e nënës, të zgjodha; para se të lindeshe të veçova – Jeremia 1:5”, shtohej në postim.

 

Disa thashetheme u ndezën me fotot, pasi në gishtin e unazës së Brunës u pa një unazë mahnitëse, ku fansat besojnë se janë fejuar.

 

Neymar dhe Bruna besohet se kanë filluar të takohen në vitin 2021, por e mbajtën private romancën e tyre përpara se të zyrtarizoheshin në Instagram në janar 2022.  Megjithatë, dyshja njoftuan se kishin marrë rrugë të ndara në gusht 2022, përpara se të rindeznin romancën e tyre menjëherë pas.

 

Neymar luan si sulmues për klubin e Ligue 1, Paris Saint-Germain, ndërkohë që është edhe në kombëtaren braziliane.