Bashkimi Europian po mbështet fermerët e tij duke përgatitur një paketë shtesë të mbështetjes financiare për shkak të importeve në rritje të drithit ukrainas, që kanë shkaktuar protesta të shumta nga punëtorët e bujqësisë.

 

“Ne kemi miratuar një paketë prej 56.3 milionë euro për fermerët më të prekur dhe tani po përgatisim një tjetër paketë të mbështetjes financiare prej 100 milionë eurosh,”tha zëvendës-zëdhënësja e  Komisionit Europian Dana Spinant në një konferencë të mërkurën.

 

Ajo shtoi se blloku do të marrë masa parandaluese sipas rregullave të tregtisë në fuqi dhe do të nisë një hetim për produkte të tjera.

 

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis do të diskutojë këto masa të mërkurën me pesë shtetet e BE-së që kanë zbatuar ndalimet e rëndësishme të grurit në Ukrainë, si dhe homologët në Ukrainë, shtoi Spinant.

 

Rikujtojmë se kur Rusia pushtoi Ukrainën, ajo bllokoi portet dhe rrugët detare të përdorura për të eksportuar grurë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Nga frika e përhapjes së urisë, BE-ja hoqi taksat për grurin nga Ukraina për të lehtësuar shpërndarjen në ato tregje globale.

 

Prodhuesit vendas thanë se nuk mund të konkurrojnë me çmimin e grurit ukrainas dhe kanë kërkuar kompensim nga Komisioni Europian.

 

Në fillim të këtij muaji, BE-ja dënoi Poloninë dhe Hungarinë për ndalimin e  importeve të grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina pas një rritjeje të mallrave të lira.