Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt pasditen e sotme në një lokal në Shëngjin.
Në një postim të bërë në ‘Facebook’, Ndreu shprehet se është i tronditur nga ngjarja, që sipas tij tregon një cënim të rëndë të rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Lezhës.
Ndër të tjera ai ka kërkuar me forcë që organet e rendit dhe prokurorisë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe autorët të vihen para ligjit.
“I tronditur nga ngjarja e sotme në Shengjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone!
Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar!
Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!”, shkruan Ndreu.