Rusia ka sulmuar Ukrainën me më shumë se dy duzina dronë të prodhuar nga Irani në 24 orët e fundit, deklaroi  Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

 

‘’Mbrojtja ajrore e Ukrainës ishte në gjendje të rrëzonte 21 nga 26 dronët pa pilot Shahed-136, të projektuar për të fluturuar drejt një objektivi dhe më pas për të shpërthyer në ajër’’, theksoi ushtria.

 

Përveç kësaj, Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat e armatosura i rezistuan me sukses 55 sulmeve tokësore ruse në luftimet e përqendruara në rajonin lindor të Donetskut, ku ndodhet qyteti i kontestuar ashpër i Bakhmut.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe kompania private ushtarake Wagner thuhet se kanë marrë kontrollin e gjithnjë e më shumë zonave të Bakhmutit, e cila kishte një popullsi prej 70 000 banorësh para luftës dhe tani është një djerrinë e shkatërruar kryesisht pas muajsh luftimesh rraskapitëse.

 

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se viktimat ruse ishin të shumta dhe luftëtarët e Moskës nuk kishin municione.