Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të RSh-së, policia ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 16 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi I. P., konform ligjeve në fuqi.

 

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.