Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi bojkotin e PS në KKIE mbi projektrezolutën e propozuar nga mazhoranca në luftën kundër korrupsionit. Ajo ka argumentuar se mazhoranca nuk ka ndonjë atribut më shumë se sa PD për të drejtuar luftën kundër korrupsionit duke parë situatën aktuale të qeverisë dhe gjithashtu edhe ligjet me porosi të mirataura nga PS.
Më tej ajo shprehet se opozita nga ana tjetër ka qenë jo vetëm denoncuese por edhe proaktive në propozimin e projektligjeve në luftën kundër korrupsionit por ka qenë mazhoranca që me votat e saj në kuvend ka rrëzuar këto propozime që synonin forcimin e sistemit parandalues ndaj korrupsionit. Për deputeten e PD-së, lufta kundër korrupsionit duhet me patjetër që të fokusohet tek shqiptarët dhe të ketë opozitën në këtë përpjekje të vonuar të mazhorancës dhe parlamentit.