KQZ ka vendosur që të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit edhe për 3 bashkitë ku do të aplikohet votimi elektronik, në Elbasan, Vorë dhe Kamëz.

 

Partitë kanë kërkuar garanci për sa i takon procesit të vendimit. Celibashi ka deklaruar sot se do të ketë një ndryshim në vendim, pra do të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

 

“Duke qenë se jeni të gjithë dakord dhe do t’i mbetemi vendimmarrjes për prodhimin e sasive të plota të fletëve të votimit, pra numri i zgjedhësve plus 2%. Pra do bëjmë një ndryshim në vendim”, tha Celibashi.