Kërkesa për kredi e bizneseve mbeti e lartë edhe në tremujorin e parë të këtij vit.
Sipas vrojtimit për aktivitetin kreditues, të kryer nga Banka e Shqipërisë, kërkesë e lartë për kredi u vërejt vetëm për qëllime investimi, ndërkohë që për mbulimin e likuiditeteve kërkesa u perceptua e ulët.
Në terma të madhësisë së biznesit, kërkesa ishte e lartë për bizneset e vogla e të mesme, dhe e ulët tek bizneset e mëdha.
Rritja e kërkesës për kredi, sipas vrojtimit të BSH-së, u mbështet nga nevojat më të larta në financimin e investimeve, dhe të inventarëve e kapitalit qarkullues.
Po ashtu, sipas vrojtimit të Bankës, përmirësimi i besimit të biznesit u raportua si faktor që mbështeti zgjerimin e kërkesës për kredi.
Nga ana tjetër, niveli i përgjithshëm i normave të interesit, situata ekonomike në vend e perspektiva për të, si edhe përdorimi i burimeve të brendshme të financimit, janë raportuar si faktorë që kanë dekurajuar kërkesën për kredi të bizneseve në tremujorin e pare kërkesa për kredi e bizneseve pritet të jetë e lartë në tremujorin e dytë të vitit 2023, në të gjitha hallkat e madhësisë së biznesit, si edhe në çdo lloj qëllimi të përdorimit të kredisë
Nga vrojtimi i BSH-së rezultoi se bankat aplikuan politika të kujdesshme kreditimi për bizneset në tremujorin e parë të vitit, në linjë me pritjet e tyre të shprehura një tremujor më parë. Standardet u shtrënguan në kreditë e reja akorduar bizneseve, e së bashku me to edhe kushtet e termat e kreditimit./ATSH