Policia e Shtetit po kryen hetime intensive për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit 50-vjeçar Ardian Nikulaj, ditën e djeshme në Shëngjin.

 

 

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore kanë mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

 

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Lezhës vijojnë veprimet intensive e të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes së vrasjes me armë zjarri të shtetasit Ardian Nikulaj.