Është reduktuar sipërfaqja e tokës së përmbytur në Bashkinë Shkodër.

 

Nga 1020 hektarë tokë që ndodheshin nën ujë ditën e djeshme, ditën e sotme ka rënë në 500 hektarë sipërfaqja e përmbytur. Të gjithë hektarët e përmbytur i përkasin Njësisë Administrative Ana e Malit.

 

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60 m, e pandryshuar me ditën e djeshme (kuota maksimale 7.50 m).

 

Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.98 m ka rënie me 12 cm me ditën e djeshme (kuota maksimale 8.70 m).

 

Rruga e Obotit nuk ka prezencë uji, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është vënë në funksion.