Përafërsisht 120 mijë muslimanë vërshuan drejt Mesxhid Al-Aksasë, vendit të tretë më të shenjtë në Islam, për faljen e namazit të Fitër Bajramit, raporton Anadolu.

 

Që nga orët e mëngjesit, muslimanë të të gjitha moshave u nisën për t’u falur në Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.Zona e Qytetit të Vjetër, ku ndodhet Mesxhid Al-Aksa, ishte skenë e një trafiku të dendur të këmbësorëve dhe automjeteve me rastin e namazit të Bajramit.

 

Sipas një deklarate me shkrim të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, rreth 120 mijë njerëz e kanë falur namazin e Bajramit në Mesxhid Al-Aksa.

Pas faljes së namazit filluan thirrjet e tekbireve dhe urimet midis besimtarëve. Shumë fëmijë morën pjesë në lutje duke veshur rrobat e tyre festive.

 

Bastisjet e policisë izraelite më 4-5 prill, në të cilat ushtruan dhunë intensive ndaj besimtarëve në Mesxhid Al-Aksa, shkaktuan përshkallëzimin e tensioneve në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor gjatë Ramazanit.

Tensionet ishin zbutur pasi Izraeli nuk i lejoi hebrenjtë fanatikë të bastisnin Mesxhid Al-Aksanë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit./AA