Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore.

 

Ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më prezente, duke gjeneruar reshje të pakta shiu në gjysmën e dytë të ditës. Vija bregdetare do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.  

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 25°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.