Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës publikimin e episodit të tretë të serisë së tij të podcast-eve.

 

E ftuar në këtë seri të radhës, me kreun e qeverisë në rolin e moderatorit, është kryetarja aktuale e bashkisë Durrës Emiriana Sako, e cila garon në vendoret e kësaj pranvere për një mandat të radhës.

 

 

Kryesocialisti vlerëson se në 1094 ditë që ajo ka qenë në karrigen e kryetares ka e ka shndërruar qytetin bregdetar në një prej më të pastërve në Shqipëri.

 

Biseda nis me detaje nga fëmijëria e kryebashkiakes së Sako, te talenti i saj dhe profesioni si arkitekte deri te momenti kur mori detyrën si qytetarja e parë e Durrësit.

 

 

“Ka pasur momente që kam qenë në vështirësi sepse situata kur unë fillova detyrën ishe më e vështirë sesa e kisha menduar, por ajo që i kam thënë vetës është “Ani bëj punën sepse çdo gjë do gjejë vendin e vet”. Kështu që, për mua, veriu i drejtimit është vetëm puna. Kjo pastaj është, pra duke bërë punën, ke mbështetjen e njerëzve,” thotë Sako duke shtuar se nuk ka pasur ambicie për të qenë kryetare bashkie.

 

Emiriana Sako shprehet ndër të tjera se ky është momenti edhe për të dhënë një model.

 

 

“Në përgjithësi, edhe nga të rinjtë që janë pritet mbase një lloj agresiviteti për t’u bërë i barabartë me atë medium që është në Shqipëri që të jesh politikan duhet të bësh debat, duhet të jesh i sherrosur gjithë kohës e të tjera me radhë dhe unë kam qenë e kundërta e kësaj sepse këtë formim kam edhe këtë natyrë kam. Në përgjithësi jam e fokusuar te puna dhe te raporti me njerëzit.”