Drejtoria e Spitalit Rajonal të Shkodrës bëri një deklaratë sot lidhur me zjarrin që shpërtheu herët në mëngjes në një sallat e Kirurgjisë. Spitali tha se pacientët u evakuuan në kohë dhe nuk pati të lënduar.

 

Në njoftimin zyrtar të spitalit thuhej: “Ne në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. 

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.

Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.“