Safet Gjici ka fituar një tjetër mandat si kryebashkiak i Kukësit.

 

Kandidati i Partisë Socialiste, pas përfundimit të numërimit të votave, ka marrë 10 472 (49.78%), ai i “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Admir Sinamati 8 546 vota (40.88%).

 

Ndërkohë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në qytetin e Kukësit për të festuar fitoren e Safet Gjicit. I pranishëm në festime ka qenë Gjici, dhe Pandeli Majko, deputeti i PS.

 

Ky i fundit falënderoi të gjithë votuesit dhe tha se Gjici do të vazhdojë punën për të ndryshuar Kukësin.

 

“Iu falënderoj për këtë nder që na bërë duke votuar për kandidatin e punës i cili nesër do të vazhdojë punën për të ndryshuar Kukësin”- u shpreh Majko.