Një 63-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

 

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Ll., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ndërsa në pranga u vu një 39-vjeçar, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar policinë.

 

 

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 39-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale”, njofton policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.