Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sot sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

 

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:

 

Partia Demokratike (PD) 4.963.584.24 lekë

 

Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë

 

Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë

 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë

 

Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë

 

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë

 

Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë

 

Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë

 

Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë

 

Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë

 

Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë

 

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë

 

Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë

 

Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

 

Komisioneri miratoi edhe modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

 

Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë.