Zona e Sukthit në Durrës ishte ndalesa e radhës e KQZ-së ku u zhvillua me komunitetin rom të kësaj zone një bashkëbisedim rreth zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Bashkëbisedimi u fokusua te procedurat që ndiqen ditën e votimit, dokumentet e nevojshme për të marrë pjesë në votime, si dhe çështje të tjera në funksion të zgjedhjeve.

 

Ky projekt mbështetet nga ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë në bashkëpunim me Voice of Roma in Albania dhe Institute of Romani Culture in Albania – IRCA.