Veriu i Kosovës ka nisur zyrtarisht zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

 

 

Megjithatë në qendrën në Brelje Breg me 4111 votues, rruga Mitrovicë-Bërnjak, dalja e Zubin Potokut, deri tani nuk ka votuar asnjë zgjedhës.

 

Edhe në qendrën e votimit në afërsi të kufirit në Bërnjak, po ashtu nuk ka votuar asnjë qytetar. Të drejte vote kanë 629. Në këto dy qendra, të gjithë gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote janë serbë.

 

 

Vlen të theksohet se zgjedhjet në veriun e Kosovës ndodhen nën hijen e bojkotit, ku ndërsa Kosova ka çelur votimet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, “Lista Serbe” bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve të 23 Prillit.