Nga Elbasani ku ndodhet për të vijuar fushatën e elektorale, kreu i PS Edi Rama ka ftuar mbështeësit e kësaj force të shkarkojnë aplikacionin “Aktivisti”, të cilin e quajti një platformë reale për të marr informacion.

 

“Aktivisti është një platformë reale ku të gjithë mund të marrin informacion për çfarë bëjmë ne. Përdoreni dhe shpërndajeni informacionin që gjeni aty në mënyrë që sa më shumë njerëz të shohin planet tona, të shohin persepektivën dhe sa më shumë njerëz të shohin që nuk jam në këtë rrugëtim për t’i ndarë njerëzit në të majtë dhe të djathtë. Unë jam këtu bashkë me ata që duan kokëfortësisht një herë e mirë ta ngrenë Shqipërinë aty ku e meriton e pastaj t’ja varin stafetën brezit tjetër, t’ja dalin”, tha Rama ndër të tjera.