Në gjykatën e Elbasanit vijon sot seanca gjyqësore e radhës ndaj Arbër Paplekajt. Vetë i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill të vitit 2021 është paraqitur para trupit gjykues.

 

 

Seanca vijoi sot me pyetjen e dëshmitarëve. Sot po dëshmojnë personat që shoqëronin Pjerin Xhuvanin ditën e krimit dhe ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit.

 

Seancën e kaluar, e cila zgjati mbi 4 orë, u morën në pyetje ish-anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës në PD. Këta të fundit mohuan ekzistencën e kësaj strukture duke pretenduar që ajo është vetëm sajesë mediatike.

 

 

Ata gjithashtu mohuan të kenë parë Arbër Paplekajn duke qëlluar me armë dhe ndërkohë pretendojnë se janë sulmuar fillimisht nga grupi i Pjerin Xhuvanit.