Një i dënuar për vrasje ka goditur punonjësin e policisë së burgut të Drenovës.

 

 

Sipas informacioneve, i dënuari është Osman Vani, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes.

 

Këtë të mërkurë paradite, ai ka goditur policin Erjon Çekiçi. Polici ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.