Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë orët e para të mëngjesit në një lokal në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fermentimit rreth orës 02:00 të mëngjesit. Sasia e tritolit është vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit F.K, 45 vjeç.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive ka vetëm dëme materiale. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore.
Tritoli është vënë tek lokal “Sebastiani” në Fermentim në një ndërtesë dy katëshe. Në katin e sipërm është një shtëpi në të cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton në një vend tjetër në Shkodër.