Ekipi i studiuesve me bazë kryesisht nga Universiteti i Sorbonës në Paris ka trajnuar milingonat që të njohin aromën delikate të qelizave kancerogjene, duke lënë të kuptohet potenciali i tyre tërheqës për të zbuluar kanceret tek njerëzit.

 

Gjetjet magjepsëse të studiuesve u botuan së fundmi në revistën iScience.

 

Të njohura gjerësisht për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar dhe forcën e tyre që janë të afta të mbajnë midis 10- 50 herë më shumë sesa peshën e tyre trupore, milingonat janë spikatur vetëm kohët e fundit për shqisën e tyre të mprehtë të nuhatjes.

 

 

 

Në vitin 2012, shkencëtarët në Vanderbilt zbuluan se ata kanë katër deri në pesë herë më shumë receptorë aromash se shumica e insekteve të tjera. Rezulton se milingonat, ndoshta si insekti kryesor shoqëror, përdorin shqisën e nuhatjes për të komunikuar dhe për të dalluar individë të tjerë në një koloni me popullsi të dendur.