Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në Durrës.

 

Rama prezantoi kandidaten e PS-së në Durrës, kryetaren aktuale të bashkisë, Emiriana Sako, ndërsa u ndal te transformimi i madh që ka ndodhur në këtë bashki.

 

Ai ftoi qytetarët e Durrësit të votojnë Sakon në 14 maj, për të vijuar më tej me transformimin e qytetit.

 

“Kryetarja e bashkisë është aty dhe është e provuar. Durrësi sot është një nga qytetet më të pastër të Shqipërisë, gjë që nuk ishte e vërtetë deri kur Ani mori detyrën. Durrësi ka një kryetare bashkie që di shumë mirë çfarë bën. Flet pak, punon shumë, nuk merret me politikë gjithë ditën, nuk është kukull e askujt”, tha ai.