Dan Hutra, vrasësi i 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 Mars 2023 në kryeqytet, thotë se kishte hapur një varr në zonën e Sharrës për veten e tij.
Në pjesën e dytë të intervistën për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, Dan Hutra ka rrëfyer se në këtë varr do të fshihej vetë pasi të realizonte vrasjen e katërt që kishte planifikuar, atë të Rahman Selës.
Por kjo vrasje e fundit nuk ndodhi dhe Dan Hutra u arrestua.
Dan Hutra: Pasi do vrisja Rahmanin, kisha hap një varr edhe do futesha atje në varr. Të çoheshin këta në daç me helikopter, në daç me.. nuk do më gjenin dot ore.
Spartak Koka: Ku e kishe hapur varrin?
Dan Hutra: Në Sharrë. E kisha hapur natën, nja 2-3 netë para se me ashtu ato. Do vrisja Rahmanin, do futesha pastaj atje ose do dorëzohesha. Edhe mund të dorëzohesha. Se pas Rahmanit s’kisha më.
Spartak Koka: Varrin që ke hapur, sa metra larg nga vendi që të kanë kapur ëstë?
Dan Hutra: Është shumë larg. Shiko, unë e kisha llogarit vrasjen e Rahmanit do dilja poshtë aty ku më ka kapur policia, do dilja do futesha poshtë te rruga poshtë te varrezat, do futesha te varrezat, është shumë larg varri që e kam hapur. Unë jam futur brenda, e kam provuar veten a më merr a s’më merr.
Spartak Koka: Do futeshe vetë? E kishe hapur për vete?
Dan Hutra: Vetë e kam rregulluar, vetë e kam studiuar, nuk ka ditur askush asnjë gjë. Dhe në Kukës atë ditë kur kam ikur nga Kukësi, i kam thënë familjarëve më bëni çantën gati se unë pasnesër iku për Gjermani. Po pasaportën më thanë. Pasaportën i thashë do ta marr nesër./Tvklan