Iralt Merdita, 28-vjeç ka humbur jetën tragjikisht nga një aksident automobilistik në Itali. I riu shqiptar sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej me motor për të shkuar për të darkuar me familjen e tij.

 

Por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë në shtëpi. 28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë e një përplasje të fortë me një Volkswagen Passat. Sipas mediave Italiane goditja ishte aq e fortë sa trupi i tij pësoi lëndime të shumta. Ai ndërroi jetë në spital ditën e sotme.

Me profesion mekanik, ai jetonte në Ghedi dhe kishte disa muaj që punonte në karrocerinë Warner Car në Leno. 

 

Në vetëm tre muaj kishte fituar besimin dhe vlerësimin e kolegëve dhe të pronarit: “Ishte djalë shumë i mirë: i arsimuar, i përgjegjshëm, i disponueshëm”, tha me një zë të thyer nga dhimbja një nga kolegët.

 

Dinamika e aksidentit dramatik, që ndodhi në orën 20 të së mërkurës së 21 qershorit, është ende duke u shqyrtuar nga karabinierët.

 

Nga aksidenti nuk ka dëshmitarë dhe ushtria po shqyrton kamerat në zonë për të sqaruar shkaqet e aksidentit që shkatërroi ëndrrat dhe shpresat e një djali 28 vjeçar. Gruaja pas timonit të Passat-it, 40-vjeçarja shqiptare nga Leno, ka pësuar tronditje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Manerbios për mjekim dhe analiza të nevojshme.