Rama: Unë kam thjesht një këshillë për të gjithë ata që mbështesin këta, ku do dilni? Ku do dilni, ku do shkoni? Do merrni fletën e votimit dhe do të aprovoni Liken?

 

 

Pyetje: Nuk konsideron Berishën dhe Metën dhe krahason veten me Berishën e 10 viteve me parë? Pse ndodh kjo zoti Rama?

 

Rama: Jo zonjë jo, s’keni ndjekur me vëmendje atë që ne themi. Unë nuk bëj asnjë krahasim sepse është ofendim për socialistët krahasimi mes meje dhe “non gratës” apo një zorre qorre. Unë flas për sot.

 

 

Që Shqipëria do të kishte një rrogë mesatare 400 euro kur ka dalë nga fatkeqësi natyrore si tërmeti, apo pandemia dhe lufta, këtë nuk do ta besonte askush apo jo?

 

S’merrem fare unë, as me postera as me… Ne nuk e zgjedhim kush janë kundërshtarët tanë, atë e zgjedh vota.

 

Ata duhet të merreshin me kohë me problemet që kanë me drejtësinë, e cila vonon por nuk harron. Ajo çka mua më shqetëson është se këta persona që kanë të bëjnë me pikëpyetjen, po arrijnë të mbledhin njërëz me vete, megjithëse e dinë se nuk ka derë që mund të hapet për ta.