Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Kukësit, pasi gjatë kontrollit në aeroportin e Kukësit, në dalje të republikës së Shqipërisë, iu gjet një mjet prerës tip thikë.

 

Arma e ftohtë u gjet në valixhen e 43-vjeçarit teksa po kalonte kontrollet aeroportuale.

 

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën, ndërkohë që materialet në ngarkim të 43-vjeçarit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

“Shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, Kukës, si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në bashkëpunim me agjentët e sigurisë së aeroportit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në vijën e dytë, kanë gjetur në çantën e shtetasit L. K., një mjet prerës (thikë). Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në fshatin Fushë Prezë, Vorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.