Pas 21 orësh kërkime, policia e Shkodrës arriti që të arrestojë 34-vjeçarin, Lekë Vuksani, personi që vrau me armë zjarri ditën e djeshme Petrit Vuksanin, 51-vjeç në lagjen “Tom Kola”.
Policia informon se 34-vjeçari u lokalizua në një banesë në rrugën “Pjetër Budi” në Shkodër, ku ishte strehuar pasi kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese që të hapte derën dhe të mos e kallëzonte.
Gjithashtu, në të njëjtën banesë, u gjet edhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu vrasjen.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.