Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Padisë Demokratike për VKM për ndërtimet pa leje.

 

Shtyrja e kësaj seance është bërë pasi gjykata ka kërkuar prezencën e 28 deputetëve të pranishëm në sallë teksa kërkohet shfuqizimi i një akti të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve me VKM.

 

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shtyrjen e seancës së sotme, ku thotë për media se një vendim i tillë i marrë nga Kushtetuesja është absurd, pasi sipas tij është në kundërshtim me praktikën 32-vjeçare.

 

“Ndërkohë sa i përket debatit konstatuam se e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi, duke zvarritur edhe më tej këtë çështje, ndërsa na e bënë të ditur sot. Bëhet fjalë për godinën e Cet Kastratit. Duhet të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohën. Nëse iu është betuar që to përgjigjet këtyre individëve, të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohë…PD është përfaqësuar me të njëjtin autorizim.

 

Nuk është ngritur asnjëherë ku pretendim. Ngrihet për një çështje ku ka shantazh nga Edi Rama. Ai ka marrë në mbrojtje ndërtimin pa leje të Çet Kastratit. Kjo bëhet për llogari të një oligarku. Është irrituruese. Nuk ka ndodhur kurrë që të jenë dy deputetë nënshkrues në seancë dhe s’mund të vijnë të flasin 28 deputetë. Gjykata e shtyn me ditë të tjera, pasi e shtyhu një herë me një vendim absurd”, tha Bardhi.